Jump to content

User talk:Besnik b/LiquidThreads

From translatewiki.net
This page contains archived discussions using the Liquid Threads extension. You can still participate in existing conversations, but you should start new conversations using the new discussion tools on the main talk page.

Hi Besnik b. Welcome to translatewiki.net!

You can now start translating.

You should also check the portal for your language, the link is in the sidebar. Other useful pages are linked in the menu next to this message.

Your translations are transferred to the standard product every few days or every few weeks, depending on the product. Please notice that it may take longer before you see your translation in the actual product.

We wish you a productive and pleasant stay. Please leave any questions on Support (the link is also available on any page, in the navigation sidebar). Cheers!


-- WelcomeMessageBot (talk) 17:32, 19 November 2012 (UTC)

Contents

Thread titleRepliesLast modified
Gabimet gramatikore423:50, 21 November 2016

Gabimet gramatikore

Besnik,

lexo lidhur me përdorimin e shkronjës së madhe në gjuhë shqipe, sepse je duke ripërsëritur gabimin e njëjtë: http://fjalor.albaniada.org/wiki/P%C3%ABrdorimi_i_shkronjave_t%C3%AB_m%C3%ABdha

Kosovastar19:02, 16 November 2016

Nuk ka asnjë gabim gramatikor, as kishte. Në shqip pranohet përdorimi i shkronjës së madhe për arsye stili. Sigurisht që normativa e miratuar dikur për këtë nuk mund të parashikonte një dukuri si Interneti dhe nevojat e shqipes lidhur me të. Por kjo nuk përbën ndonjë pengesë. Zbatimi fjalë për fjalë i rregullit se vetëm shkronja e parë e fjalisë mund të shkruhet me të madhe nuk shpie gjëkundi. Dhe as është i detyrueshëm. Përndryshe gazetën "Zëri i Popullit" duhet ta kishin mbyllur që më 1973-shin, ngaqë duhej shkruar "Zëri i popullit"

Së fundi, do të parapëlqeja që në punët e mia të mos fusë dorë njeri si deri më sot. Përkthimi ka qenë i përfunduar, i plotë. Ndërhyrjet në të do të duheshin bërë të paktën pas një diskutimi me autorin. Shpresoj që kërkesa ime të kihet parasysh.

Të fala, Besnik

Besnik b (talk)19:40, 16 November 2016

O Besnik,

Jam shumë i bindur që ti nuk jeton në Shqipëri, prandaj je i ndikuar nga gjuha që flitet aty ku ti jeton, sepse thjesht ti nuk ke njeh “Rregullat e drejtshkrimit te shqipes”, përndryshe nuk do ta kishe përmendur si shembull gazetën “Zëri i Popullit”, sepse “Popullit” me “P” të madhe është shkruar drejtë e jo për qëllime stili siç mendon ti.

Përkthimi i programeve të ndryshme, sidomos i atyre me burim të hapur (“open source”), nuk është e drejtë ekskluzive e jote, e aq më pak pronë apo puna e jote, sepse ato janë të hapura për të gjithë dhe natyrisht të gjithë mund të japin kontributin e tyre. Statusi yt si “administrator” apo “proofreader” nuk ta jep të drejtën që të hiqesh si “boss”.

Nuk shkruhet “Të fala, Besnik” o vëlla i dashur, por “Të fala, Besniku”. Unë nuk pretendoj se jam ndonjë ekspert i mirë i gjuhës shqipe, por të paktën me dashamirësi pranoj këshillat dhe sugjerimet e të tjerëve.

Të lutem mos e bastardo gjuhën shqipe, as për “arsye stili” siç thua ti, sepse ky stil është në kundërshtim me rregullat e drejtshkrimit!

Lexo ne wikipedia për përdorimin e shkronjave të mëdha:

  • Kriteri bazë i përdorimit të shkronjave të mëdha të jetë dallimi i emrave të përveçëm nga emrat e përgjithshëm.
  • Njësimi i rregullave të përdorimit të shkronjave të mëdha të mbështetet edhe më shumë në traditën tonë drejtshkrimore.
  • Pjesët përbërëse të emërtimeve zyrtare të organeve shtetërore, të institucioneve arsimore-shkencore, të ndërmarrjeve e të qendrave të punës të shkruhen me shkronjë të madhe: Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti Albanologjik, Teatri Popullor, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor etj.
  • Të njësohet më tej drejtshkrimi i emrave gjeografikë, i datave, i ngjarjeve dhe i periudhave historike.
Kosovastar12:11, 21 November 2016

Mos m’u drejto me "O Besnik" se nuk jam çiraku yt!

Se për çfarë je i bindur ti nuk i hyn njeriut në qese. Ti duhej normalisht të përgjigjeshe për problemet që ngre unë në përgjigjen time, jo të bësh moral në tym. Por zotrote u shmangesh këtyre.

Sigurisht që unë nuk jam pronar i programeve, por unë jam pronar i punës time. Dhe është kjo që kërkoj të mbroj. Ajo çka mund të bësh, në vend të bathorizimit, është ta lësh punën e tjetrit siç është, të shprehësh me forcë kundërshtimet e tua, ku të duash, por ndërhyrje të bësh vetëm pasi të biesh dakord. Aq më keq që nuk e bën edhe kur ta kërkova shprehimisht. Çfarë të pengon të krijosh një degë diku në Github me variantin tënd?!?

Argumentet e tua mbështeten në një rregullore (që ti gabimisht ia atribuon wikipedia-a, e cila nuk ka asnjë autoritet nominal) e cila nuk e përjashton shprehimisht atë që po përpiqesh ta shmangësh ti, si dhe në interpretime të tuat, që pikërisht duke qenë të tuat janë po aq subjektive sa edhe të miat.

E kupton tashti që ai që po sillet si bos në këtë rast je zotrote? (E kanë huq shumica e bosëve që vetë të mos i bëjnë duart pis me punë të drejtpërdrejtë, por ama nuk humbin minutin të fusin hundët në punën e tjetrit.) Gjysma e të keqes që e pranon që nuk je ekspert!

Ti, dhe kallëpi yt, në vend që të merreni me punë të mirëfilltë (shih këtu në Translatewiki se ç’përqindje plotësimi është shqipja) merreni me vogëlsira pa pikën e rëndësisë. Kam frikë se do gjenit diçka për t’u gërricur, edhe sikur puna ime të ish shkruar si e doni.

P.S. Këtë punën e të shkruarit të "Të fala, jo ashtu", por "Të fala kështu" ma kanë përmendur edhe herë tjetër. Mos e keni gjë si tabu të grupit, apo je i njëjti person me atë që ma pat tundur në turi për herë të parë?

P.P.S. Nuk kam nge të merrem çdo herë me ndreqjen e "ndreqjeve". Kjo ishte hera e fundit që futa duart këtu.

Besnik b (talk)16:17, 21 November 2016

Möge Gott dir helfen!

Kosovastar23:50, 21 November 2016